I jepet lamtumira e fundit nënës se tenorit me famë botërore, Ramë Lahaj!

Ka ndërruar jetë nëna e tenorit të famshëm kosovar, Ramë Lahaj.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes postimeve në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Varrimi i të ndjerës është bërë sot në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut.
Ajo ka ndërruar jetë dje, disa orë para mbajtjes së koncertit të Ramës në Prishtinë, ku i njëjti ka vazhduar performancën para publikut./Indeksonline/

