I jepet lamtumira e fundit policit Izet Demaj
Me nderime të larta ushtarake, është varrosur në Koshare, trupi i policit të Kosovës, Izet Demaj, i cili vdiq në detyrë të enjten, gjatë një përleshje.
Demaj u vra të enjten nga një grabitës banke, Kamer Metaj, i cili ishte kapur në flagrancë nga policia, raporton Indeksonline.

Demaj e Metaj, të dy mbetën të vdekur pasi gjuajtën me armë në drejtim të njëri-tjetrit .
Kujtojmë se dita e sotme u shpall ditë zie nga presidenti i Kosovës, derisa Qeveria dje ndau 15 mijë euro për familjen e policit të ndjerë. /Indeksonline/











