75 Mall Live Search
15:21 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

I jepet lamtumira e fundit Violeta Rexhepagiqit

I është dhënë lamtumira e fundit artistes dhe gazetares, Violeta Rexhpagiqi, e cila ndërrojë jetë me 16 prill.

Në ceremoninë e varrimit ishin prezent familja e ngushtë dhe ministrja në detyrë, Vlora Dumoshi.

Në një postim në Fcebook, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka njoftuar për varrimin e të ndjerës.

“Sapo i dhamë lamtumirën e fundit Violeta Rexhepagiqit.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte familja e ngushtë e saj dhe unë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Violetën do ta kujtojmë përherë, të dashur, të qeshur e përjetë të gjallë në kujtimet tona.

U prehsh në dritën tënde, Violetë!”, ka shkruar Dumoshi./Indeksonline/