19:19 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / MSH

I jipet lamtumira e fundit Artan Zymberit

Artan Zymberi, i riu kosovar që vdiq në rrethana misterioze në një burg në Serbi, është varrosur sot në Norvegji.

Ceremonia e varrimit u mbajt në ora 14:00, në Udland Gravlund në Haugesund.

Familjarë e miq të Artanit ishin pjesë e kësaj ceremonie mortore.

Arkivoli i tij ishte mbuluar me flamurin kombëtar.

Zymberi po vuante dënim prej tri vitesh në burgun serb.