22:42 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

I ka 40 vite por duket sikur 20, kjo është Bleona Qereti

Bleona Qereti është një nga këngëtaret shqiptare e cila qëndron në skenë prej një kohe shumë të gjatë, duke i bërë ballë kohës dhe duke sjellë vazhdimisht projekte muzikore, shkruan Indeksonline.

Ajo tashmë është 40 vjeçare por ka arritur që me sukses të mbajë në formë trupin si dhe të gëzojë një pamje mjaft të bukur.

Së fundmi ajo është parë duke kaluar kohë në palestër për të tonifikuar në maksimum trupin e saj dhe duket se ja ka arritur me sukses.

Në fotografinë e fundit që e ka publikuar ajo shihet në një formë që edhe vajzat e reja do t’ja kenë zili. /Indeksonline/