I ka ardhur dita Mc Kreshës
Kreshnik Fazliu, i njohur si MC Kresha padyshim që është një nga reperët më të famshëm viteve të fundit. Përveç muzikës, Kresha njihet si një admirues i madh i futbollit.
Liverpooli është skuadra e zemrës për Kreshën.

Në disa fotografi të shfaqura në faqet shqip të Liverpoolit, Kresha shihet me fanellë të Redsave dhe përkrah fansave të tjerë të zjarrtë, çfarë njihet që i ka kjo skuadër.

Madje, reperi i famshëm njihet si tifoz tejet i flaktë që nuk përton ta përkrahë skuadrën edhe me zë të ngritur dhe brohoritje të vazhdueshme.
MC Kreshës dhe mijëra tifozëve të Liverpoolit në Kosovë duket se u ka ardhur dita. Liverpooli i sivjetmë po shfaqet sikur të kishte bërë “monopol” në futbollin anglez pasi që nuk ka kush që e ndalë drejt titullit kampion./Indeksonline/