I ka dal vera Rita Orës, në bikine zgjedhë një plazh të largët

Rita Ora prej disa javësh ndodhet në Sindei të Australisë, pasi është pjesë e jurisë së “The Voice”. Pasi qëndroi 14 ditë në karantinë, për shkak të masave të rrepta që ka vendi për parandalimin e përhapjes së Covidit-19, tashmë është e lirë që të dalë.

E të enjten, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka vendosur që të shijonte rrezet e diellit dhe detin. 30-vjeçarja është fotografuar së bashku me motrën e saj, Elena dhe një djalë, i cili nuk dihet se kush është.

Krijuesja e hiteve “Bang bang”, u shfaq me një palë bikini jeshil, që e nxirnin mjaft bukur format trupore.

Ndërkohë Rita pasi shijoi rrezet e diellit në rërë, është fotografuar edhe teksa notonte me motrën dhe djalin misterioz. Ajo dukej mjaft e qeshur dhe e lumtur, pavarësisht se ka pasur një periudhë paksa të vështirë kohët e fundit.

Nga ana tjetër, Rita është fotografuar për herë të fundit me të dashurin e saj 39-vjeçar, Romain Gavras, në nëntor të vitit të kaluar. Regjisori francez i filmit ka hedhur poshtë lajmet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

