75 Mall Live Search
11:50 / E Enjte, 20 Mars 2025 / G T

I ka punët mirë me “shefin”, Edon Zhegrova stërvitet me presidentin e Lille-t

Futbollisti i Lille, Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet ndaj Islandës në UEFA Nations League për shkak të lëndimit.

Por, “luani” tashmë është rikthyer në stërvitje dhe po i vazhdon ato edhe pa bashkëlojtarët e tij, shkruan Indeksonline

Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga klubi i Ligue 1, shihet se presidenti Olivier Letang është duke u stërvitur me Zhegrovën.

Kujtojmë që Zhegrova mungon që nga muaji dhjetor shkaku i lëndimit./Indeksonline/