14:35 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

I ka shpëtuar policisë për 2 vjet, kapet më në fund narkotrafikanti shkodran

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar banues në Grudë, i cili është person i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar dhe shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor – Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Në pranga edhe shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP- Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Gjokë Odri, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2018, e ka dënuar me  3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor- Shkodër, për veprime të mëtejshme.