75 Mall Live Search
08:36 / E Shtunë, 28 Mars 2026 / F.R

I kapen pistoletë, fishekë e brisk në çantë – prangoset i dyshuari në Vrellë

Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Vrellë të Istogut, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Policia bën të ditur se gjatë një kontrolli tek i dyshuari në një çantë krahu është gjetur një pistoletë me karikator, 14 fishekë si dhe një brisk.

Pas inicimit të rastit i dyshuar në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.