19:40 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / MSH

I kemi borxh Ismet Jasharit dhe të gjithë motrave dhe vëllezërve Shqiptarë në RMV.

Tha para se te merte rrugen Visari!

Visar Krasniqi u lind më 26.02.1981 në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës në Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen drejtimin e mjekësisë në Malishevë. Babai Hamidi e nëna Shefkije kishin 11 fëmijë: Xhemilen, Ismetin, Xhevdetin, Lumturijen, Valdetin, Nexhmijen, Mendehijen, Ardianin, Linditën, Visarin dhe Valonin. Me të kryer shkollën e mesme të mjekësisë, Visari u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe dëshironte të bëhej mjek i mirë. Edhe do të bëhej po të mbetej gjallë, sepse kishte vullnet për mësim dhe kushte të mira ekonomike. Vëllezërit që ishin para Visarit, e këshillonin atë vetëm të mësonte, duke i garantuar heqjen e shpenzimeve. Megjithatë, fati i dha tjetër rrjedhë jetës së Visarit. Me të filluar lufta në Maqedoni ai me shokët ……….., filluan të interesohen se si të depërtonin në vijat e frontit. Për ta më me rëndësi ishte zgjidhja e drejtë e çështjes kombëtare sesa studimet. Siç tregon nëna e tij, përpara se të nisej për në Maqedoni e kishte këshilluar të birin e saj Visarin të konsultohej me vëllezërit më të mëdhenj, por ai ia priti me fjalët: “Si të pres kur nuk pret situata në Maqedoni, si t’i lëmë vëllezërit tanë në tym e flakë. Ata janë vëllezërit tanë që na ndihmuan neve kur ishim në atë gjendje dhe duhet t’ua kthejmë borxhin”. Visarit i ngutej për luftë, kështu që ai jo vetëm që i la anash studimet, por edhe dashurinë e tij djaloshare. Një natë para se të nisej e kishte sjellë në shtëpi vajzën që e dashuronte dhe me të cilën planifikonte të fejohej. Asaj iu drejtua me fjalët: “Ty fisnike dua të të njoftoj se po marr rrugën për në luftë dhe lufta mund të sjellë gjëra të padëshiruara: mund të mbetem gjallë, por edhe të mbetem invalid ose të vritem. Ti duhet të jesh e përgatitur për të gjitha”. Këto ishin fjalë të rënda për vajzën, por ajo iu ktheu: “Dashtë Zoti e kthehesh gjallë e shëndosh, por unë edhe nëse kthehesh në karrocë do të mbetem me ty, e nuk do të ndahem prej teje”. Ishin këto çaste rrëqethëse emocionuese, ku flitej për jetë a vdekje, për aftësi a paaftësi për bashkim të sërishëm a ndarje të përhershme. Kështu, në këto momente mërzie, u ngrit në këmbë mori leje nga të gjithë dhe u përshëndet, duke i lënë anëtarët e familjes dhe të dashurën me shpresë se do të takohen sërish në ndonjë ditë gëzimi. Më 16.03.2001 Visari depërtoi në Maqedoni, prej nga iu lajmërua familjes se kishte arritur në vendin e duhur. Visari kishte përvojë ushtarake nga lufta e Kosovës, ku kishte përfituar shkathtësi të mëdha. Sa për ilustrim vlen të ceket fakti se me një rast ai, edhe pse i paarmatosur, ia kishte dalë të kapte një polic serb që bënte roje, të cilit ia kishte marrë armën. Ndonëse ishte akoma i ri, tetëmbëdhjetë vjet, ai shquhej për nga përgatitja e tij e madhe dhe kjo ishte shumë e mirëseardhur për gjendshmërinë e tij në luftën në Maqedoni. Pas një qëndrimi në Maqedoni, Visari ishte kthyer në Kosovë për të vizituar familjen e tij. Siç rrëfen nëna e tij, ishte ai moment i gëzimit dhe ajo kishte menduar se iu plotësua dëshira që t’i kthehej djali shëndosh e mirë mbase lufta ishte në përfundim e sipër. Ajo kishte menduar se Visari nuk do ta merrte më atë rrugë. Sa qëndroi në shtëpi gjatë gjithë kohës Visari bisedonte vetëm për luftën, dëshmorët, popullatën…Sipas nënës së tij, me ato fjalë sikur dëshironte t’i përgatiste familjarët se duhej të bëheshin të fortë, po ta gjente atë ndonjë e keqe. Nëna po ashtu sjell në kujtesë momentin kur Visari u nis sërish për në Maqedoni. Para se të nisej për së dyti, kishte lënë amanet që nëse vdes, kurse kunata e tij priste të lindte fëmijë, sikur fëmija të ishte djalë, atëherë ta emërtojnë atë me emrin e tij. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Sot në familjen Krasniqi po rritet Visari i vogël. Gjithashtu para se të nisej Visari iu drejtua nënës së tij me fjalët: “Nënë, prej sot numëro shtatë ditë, kurse në ditën e shtatë, unë do të kthehem, sepse lufta është duke përfunduar. Merre këtë faculetë, i kam disa franga zvicerane që m’i kanë dhënë dhuratë disa shokë të mi të Maqedonisë. M’i ruaj se kur do të kthehem do t’i harxhojë me shokë në Malishevë”. Sot e kësaj dite nëna i ruan me dhimbje e mall atë faculetë dhe të hollat, për ta mbajtur gjallë kujtimin e fundit të të birit. Nëna e tij tregon se gjithnjë ka qenë e përgatitur për të dëgjuar lajmin për rënien e Visarit, por ajo që ka pasur më së shumti frikë ka qenë që djali të mos i zihej rob. Ajo druante se djali nuk do ta njohë mirë terrenin, e do të bie në duart e forcave maqedonase. Prandaj pasi që i frikësohej kësaj, shpesh e porosiste të birin të ketë kujdes të njoftohej mirë nga vendasit rreth terrenit të luftës. Mirëpo kjo Visarin aspak nuk e frikonte, sepse ishte i përgatitur dhe e njihte edhe shtrirjen e shqiptarëve në ato vende. Dhe me të vërtetë ashtu ndodhi. Në ditën e shtatë kur ai shpresonte të kthehej në shtëpi, mu atë ditë Visari ra dëshmor. Shtatë ditët që i kishte thënë të ëmës që t’i numëronte për të shënuar kthimin e tij nga lufta, u shndërruan në ditë të numëruara për moskthim. Me datë 02.06.2001 ra heroikisht për te mos vdekur kurr Visari!Lajmin për Visarin nëna në fillim e mori nga djali i saj Ismeti, i cili i kishte thënë se është plagosur rëndë.

Megjithatë, Ismeti nuk kishte mundur t’i përmbante lotët për vdekjen e vëllait, gjë që e hetoi e ëma.

Ajo menjëherë u interesua se a ka rënë në vijën frontale a është zënë rob. “Jo i tha Ismeti, – është vrarë në luftën e ashpër në fshatin Mateç në një afërsi prej 20 metrave ballë për ballë me forcat maqedonase”. Atëherë nëna e përqafoi të birin Ismetin dhe siç shprehet kur mori vesh se ka rënë në vijën e luftimeve, ka ndjerë se i është hequr gjysma e mërzisë. “Është krenari të vdesësh trimërisht në front dhe më e rëndë është të kapesh rob”, –  shton në  nëna e Visarit, Shefkija7 dite pas ramjes se Visarit vllau Ardiani qe at kohe jetonte dhe punonte zvicer vendosi qe amanetin e vllaut Visarit ta qon deri ne fund!

Ishin bashkeluftetaret e Visarit qe vinin ne ngushellime tek familja Krasniqi dhe njeri nga ata ishte Osman Imer Krasniqi djali i Dëshmorit Imer Krasniqi qe edhe ai ishte kthyer nga Ilirida per te ngushelluar Familjen Krasniqi!

Pas ngushellimeve vllai i Visarit Ardiani ju kishte ofruar dhe e kishte pyetur se kur do te kthehen dhe ai i ishte pergjigjur neser erdhem veq per te ju ngushelluar Ardiani i thot un do te vi me ju Mani per nje moment ngeli pa fjal ju mbushen syt me lot dhe i tha i gjalle pa e nxjerr hakun nuk kem me lan po nese ke vendos ather  shihemi neser!

09.06.2001 Ardiani me shok moren rrugen per Ilirid , pas dy dite rruge te mundeshme kishin arritur ne oret e mbremjes ne Hotel aty kishte shum Ushtar nga Malisheva.

Sot Ne e nderojmë kujtimin e tyre duke vazhduar të mbrojmë vlerat për të cilat ata luftuan: paqen, drejtësinë dhe lirinë. Vëllai im i dashur, sakrifica jote nuk do të jetë kurrë e kotë.

Jetoni në zemrat tona dhe në veprimet tona të përditshme.

Faleminderit për gjithçka që keni bërë.

Ne do t’ju kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe mirënjohj,kete duhet ta benin edhe perfaqesuesit Shqiptar pra BDI-ja Ali Ahmeti,por ju nuk u fliuat per individ,por per Lirin e Motrave dhe vllezerve Shqiptar qe jane me shum se nje grusht njerzish,Kriminel ,Tradhtar,Matrapaz e qe me gjakun tuaj u bene Milioner!

Ali Ahmeti fatkeqesisht sot nuk e dine se nga cili vend vinin tre Deshmoret e Malisheves nuk ua njeh prinderit nuk ua dine rrethanat e aq me keq nuk mori mundin as edhe te ngushlloj familjaret!

Per kundrazi burgosi familjar te Deshmori,i vuri ne kerkim ne interpol,ua ndaloj RMV me vite e kshtu me radh!

Pra BDI ishin kaq mirnjohes ndaj gjakut te njome qe nenat tona ua falen per Liri dhe Demokraci motrave dhe vellezerve tane ne RMV!

Ne kete pervjetor jam me i qete edhe pse fal Ali Ahmetit nuk mund te jem prezent prane teje per ta puthur at gurin e ftoht,ish bashkluftetaret qe nuk te kan vizitu as ne vitet e kaluara kete vite nuk do vine edhe me pak!

Por pak ka rendesi sepse gjithqka ngelet ne ndergjegjen e tyre!

Ajo qe mund te them sot eshte se Amaneti juaj jam i sigurt qe do te jehon dhe do te ndegjohet me shum per arsye se sot kemi nje Qeveri qe eshte thirrurr per perkujdesjen dhe mirqenien e vlerave Kombetare Shqiptare!

#Vlen kualicioni qe do perfaqesoj Shqiptare jam i sigurt se nuk do te Vras naten e te qaj diten,Nuk do montojn raste si BDI-ja ne te kaluaren,Nuk do ta shkelin gjakun e njom te derdhur per Liri,E mbi te gjitha nuk do te injorohen kontributdhenesit dhe te gjitha ata qe i falen Gjake Liris se brisht per momentin me RMV.

Do te respektohen maksimalisht brenda kornizave njerzore dhe Ligjore secili veq e veq.

Dua që të gjithë ata që lexojnë këtë mesazh të ndiejnë në zemrat e tyre peshën e sakrificës së Dëshmoreve dhe rëndësinë e luftës së tyre. Kujtojmë guximin, përkushtimin dhe shpirtat e tyre të paepur.

E donin Jeten por më shum e deshen Lirinë

Per fund te nderuar miq!

Respekt te veqant per te gjith shoket bashkluftetaret dhe vendbanuesit ku pushojn eshtrat e Dëshmoreve,Respkt qe perkujdesen per mirmbajtjeen e varrezave ne menyren me te mir te mundshme 

LAVDI DESHMOREVE TË KOMBIT