75 Mall Live Search
08:02 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / G T

“I kënaqur me paraqitjen e lojtarëve”, Zekirija Ramadani pas humbjes ndaj AZ Alkmaarit: E merituan fitoren…!

Skuadra e Dritës mbrëmë pësoi humbjen e parë në UEFA Conference League, pasi u mposht 0:3 ndaj AZ Alkmaarit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri i klubit gjilanas, Zekirija Ramadani u paraqit në konferencë për media duke u shprehur i lumtur me angazhimin e lojtarëve, shkruan Indeksonline

May be an image of soccer, football and text

“Jam i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e lojtarëve dhe kjo na jep shpresë të vazhdojmë para. Siç ishte ky kundërshtar, ndoshta Vallecano është edhe më i fortë. Kemi edhe një javë kohë për t’u përgatitur”.

“Nuk e kemi komplet ekipin, secili ndjen dhimbje, por janë tre javët e fundit . do të bëjmë të pamundur të kthehemi të pamposhtur”, u shpreh Ramadani

Drita me këtë humbje Drita mbetet me tetë pikë dhe tani bie në pozitën e 19-të./Indeksonline/