09:22 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

I keni kapur ndonjëherë prindërit duke bërë seks? Këta njerëz thonë po!

1. “Isha 12 vjeçe dhe atë natë një shoqe po flinte nga unë. Në një moment filluam të dëgjonim zhurma të çuditshme nga dhoma e prindërve. Kështu që, morëm një elektrik, ecëm në majë të gishtave deri te dera, hymë gjithë fuqi dhe ia hodhëm dritën në fytyrë teksa bërtisnim,“Ç’dreqin po bëni?” Pastaj kuptova ç’po bënin dhe u futa në banjë e fillova të qaja.

2. Pasi kapa prindërit duke bërë seks, më thanë se ishte thjesht “gjumë me nerva.”

3. Kur vëllai im ishte shtatë vjeç, iu duk ide e shkëlqyer të fshihej nën krevatin e mamit e babit dhe t’i trembte kur të shtriheshin. Gjithçka në rregull deri këtu, por për fat të keq, ngeci nën krevat dhe dëgjoi më shumë se ç’duhej. S’kishte një plan B dhe priti mëngjesin për të dalë nga aty.

4. Shkova të vizitoja prindërit për ca ditë dhe një natë vonë, vendosa të gatuaja një kek. Kur erdhi momenti ta nxirrja nga furra, s’gjeja dorezat e furrës. Ngjitem sipër, trokas në derën e prindërve dhe i pyes ku janë dorezat. Kur s’m’u përgjigj njeri, thjesht hapa derën dhe dëgjoj mamin që bërtet, “JO!” Aty fushëpamjen ma bllokojnë të pasmet e njerkut. Në panik e sipër, thjesht them, “plakooo,” dhe largohem.

5. Po kërkoja foto të vjetra të miat në kompjuterin e mamit dhe brenda folderit të fotove, ishte një tjetër folder mbushur me foto të mamit dhe babit duke bërë seks.

6. Sapo ishim kthyer në shtëpi pas një rruge të gjatë dhe mami më kërkoi të zbrazja një valixhe me sende të ndryshme. Në fund, gjej një shishe të vogël. Pyes mamin ç’të bëj me të dhe më tha, “Oh, lubrifikanti im.” Ulërita dhe lëshova shishen nga dora. Mami thjesht qeshi. “Unë dhe babi bëjmë seks. Nuk është gjëja më e tmerrshme në botë,” më tha. Sot e kësaj dite nuk zbraz valixhet e askujt.

7. Isha 14 vjeç kur kapa prindërit me presh në dorë. Ata ngrinë, unë ngriva dhe u pamë në sy për një sekondë. Pastaj mbylla derën me furi dhe ia futa vrapit për në dhomë. Të nesërmen, babi më thoshte vazhdimisht, “Herën tjetër trokit.” Doja të vdisja.

8. I kisha dëgjuar të mitë të bënin seks disa herë, por një natë ishin më të zhurmshëm se zakonisht. Kështu që, u ngrita dhe mbylla derën. Për fat të keq, ata menduan se mund të më mësonin diçka dhe erdhën të më flisnin. E nisën me frazën, “E mbaj mend si sot herën e parë që kapa gjyshërit e tu duke bërë seks.” Situata nuk u përmirësua pas kësaj.

9. Isha 6 vjeç kur hyra në dhomën e mamit në mes të natës, me kukullën time në dorë. Kur hyra, babi u ngrit me shpejtësi nga aty ku ishte shtrirë me mamin sipër një peshqiri. Kam hamendësuar gjithmonë se peshqiri ishte pjesë e aktit, por s’e dija pse. Më ngeli në mendje dhe 20 vite më vonë s’e kam harruar atë dreq peshqiri.

10. Mbaj mend se disa herë, prindërit na informonin se do të ngjiteshin sipër për të kthyer dyshekët nga ana tjetër dhe se ne, fëmijët, duhet të qëndronim poshtë që të mos vriteshim. Një nga këto herët nuk e dëgjova udhëzimin dhe u ngjita sipër sepse kisha për t’u thënë diçka të rëndësishme. Për fat të mirë, e kuptova ç’po ndodhte pa qenë nevoja të hyja brenda.