I këput rrymën dhe ujin në lokal, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Rrugën B, pasi i njëjti kishte këputur kabllot e rrymës si dhe kishte ndalur ujin në një lokal.
Rastin në polici e ka raportuar ankuesi, pronar i lokalit.
“Sipas ankuesit ai dhe i dyshuari kishin pasur mosmarrëveshje edhe më herët” thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Rasti është inicuar si “Asgjësim apo dëmtim i pronës”.