”I keq e me nafak” Reali fiton ndaj Alavesit në ”frymën e fundit”, merr kreun e La Ligas

Real Madrid është lider i ri i La Ligas.
”Mbretërit” sonte arritën fitore në udhëtim ndaj Alavesit, me rezultat 0-1 shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me barazim 0-0, ndëra nga minuta e 54-të, ”Los Blancos” luajtën me një lojtar më pak, pasi Nacho Fernandez u ndëshkua me karton të kuq.
Heroi i Real Madridit sonte ishte Lucas Vasquez, i cili arriti të shënonte golin e fitores në minutën 90+2.
Me këtë fitore Reali është lider i ri i La Ligas, me 45 pikë, aq sa ka edhe Girona, e cila sonte barazoi 1-1 me Real Betisin.
Në anën tjetër, Alaves renditet në vendin e 16-të me 16 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/