I kërcënoi inspektorët dhe policët në lokalin e tij, pronari në Prishtinë e pëson keq

Me qëllim të parandalimit të përhajes së Covid-19, sot gjatë mbrëmjes Inspektorati dhe Policia kanë shkuar në një lokal në Prishtinë, në të cilin dyshohej se u shkelën masat kundër Covid-19.
Indeksonline mëson se lokali në fjalë është “Strep Depo”.
Sipas burimeve tona, pronari i këtij lokali i kërcënoi inspektorët dhe policët.
Pas këtij kërcënimi, policët kanë arrestuar pronarin e “Strep Depo”.
Indeksonline ka siguruar pamje nga arrestimi i tij: