I kërkoi viktimës të paguajë borxhin me marrëdhënie seksuale, arrestohet një i dyshuar në Mitrovicë

Një person ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet të ketë kërkuar nga viktima marrëdhënie seksuale, si detyrim për mosmarrëveshjen që pati me të, rreth një borxhi.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur, më 28 dhjetor në Mitrovicë, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dje, shkruan IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur që pas intervistimit të palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kanosje”./IndeksOnline/