I kërkojnë 40 mijë euro deri më 11 janar, policia nis hetimet për një rast detyrimi në Prishtinë
Të enjten një person ka raportuar në Policia e Kosovës një rast detyrimi të ndodhur në Prishtinë.
Sipas ankuesit, dy persona të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, në datën e cekur kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe i kanë kërkuar që brenda një afati kohor, deri më 11.01.2026, t’ua dërgojë 40.000 euro para të gatshme në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit.
Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore./IndeksOnline/

