75 Mall Live Search
22:34 / E Diele, 10 Mars 2024 / G T

I kërkonte falje për faulin, por ky ishte reagimi jo i mirë i lojtarëve të Real Madrid ndaj Oscar Mingueza

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos me rezultatin 4:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Gjatë një kundërsulmi, futbollisti i Celta Vigos, Oscar Mingueza u detyra ta kapte kundërshtarin e tij, Vinicius Junior, shkruan Indeksonline

Ai e pranoi fajin, por lojtari brazilian dhe bashkëlojtarët e tij reaguan shumë keq ndaj futbollistit Mingueza, duke e shtyrë dhe duke e ofenduar.

“Më duhej të të ndaloja në këtë mënyrë”

“Unë po të flas mirë ty (Lucas Vazuqezit)”

Mingueza dhe lojtari i Kombëtares së Brazilit, Vini u ndëshkuan me karton të verdhë në minutën e 55’të pas këtij rasti./Indeksonline/