75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 02 Qershor 2023 / k.v

I kërkonte gjykata, arrestohen tre persona në Mitrovicë e Skenderaj

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor- Jugu në Mitrovicë dhe Stacionit Policor- Skenderaj, gjatë ditës së djeshme  kanë arrestuar tre persona të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, dy nga të dyshuarit janë  dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa i dyshuari i tretë pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar ka paguar gjobën dhe i njëjti është liruar.