75 Mall Live Search
11:18 / E Hënë, 12 Shkurt 2024 / k.v

I kërkonte gjykata, policia realizon 46 urdhëresa brenda javës në Prizren

Drejtoria Rajonale e policisë në Prizren, në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore  05.02.2024 deri me 09.02.2024 ka realizuar 46 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Me ketë rast policia rajonale e Prizrenit i falënderon qytetaret për bashkëpunim dhe i inkurajon ata që nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose përmes numrit të telefonit 192 dhe 029 244-355.