I kërkuan 680 euro, kinse e ka lënë një femër shtatzënë në Prishtinë!
Një mashkull e një femër janë arrestuar në Prishtinë pasi që i kanë marrë një personi shumën prej 680 eurosh.
Kjo shifër i është kërkuar nën pretekstin se e ka lënë shtatzënë një femër që ishte në lidhje me të.
Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë pranuar se ishin koordinuar për një veprim të tillë.
Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Indeksonline/