75 Mall Live Search
09:23 / E Martë, 14 Mars 2023 / L K

I kërkuar nga Interpoli, arrestohet shqiptari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e kërkuar më urdhër arrest ndërkombëtarë në Gjakovë dje rreth orës, 16:45.

I dyshuari ishte shqiptar më shtetësi Gjermane dhe ishte i kërkuar për veprën penale dhunim.

“Bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol të lëshuar nga shteti i Gjermanisë është arrestuar një mashkull Shqiptar me shtetësi gjermane për veprën penale Dhunim. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton IndeksOnline.