75 Mall Live Search
08:43 / E Premte, 26 Janar 2024 / L K

I kërkuar nga policia shqiptare, i ofrojë 10 euro ryshfet policit kosovar për të kaluar kufirin

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në pikën kufitare në Vermicë  shtetas i Shqipërisë, pasi ishte i kërkuar nga autoritetet shqiptare.

I njëjti i kishte ofruar zyrtarit policor kosovar 10 euro ryshfet në mënyrë të kalojë kufirin dhe mos të dorëzohet te policia shqiptare.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka rezultuar i kërkuar nga autoritetet Shqiptare. Në një moment derisa zyrtari policor ka qenë duke i përfunduar procedurat e dorzimit të dyshuarit tek autoritetet shqiptare, i njëjti ka ofruar një shumë prej 10 € në këmbim të mundësisë për të kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia, përcjell IndeksOnline.