I kishte katër në listë, por Zidane vendos përfundimisht se cilin mbrojtës ta transferoi në Real
Zinedine Zidane i ka dhënë bordit të skuadrës emrin e lojtarit që e do te Reali në verë. Ferland Mendy është kërkesa e parë e Zizus për krahun e majtë të mbrojtjes.
Junior Firpo (Betis), Alex Grimaldo (Benfica) ose David Alaba (Bayern) ishin tre emrat e tjerë që francezi i kishte në listë, por që dëshira e parë është mbrojtësi i Lionit.
Në sezonin e dytë me skuadrën franceze, Mendy ka shënuar tre gola e ka bërë tri asistime në 39 ndeshjet e para me Lion. Mendy është krahasuar gjithmonë me yllin e Realit, Marcelo, për mënyren se si luan.
Me gjatësi 178.cm, Mendy luan me të dy këmbët, ndërsa shquhet për depërtimet e lehta që bën në krah./Indeksonline/