23:54 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

I kishte munguar skenës muzikore, rikthehet në ‘Kënga Magjike’, Jehona Sopi

Sonte në natën e parë të festivalit “Kënga Magjike” kanë performuar shumë emra të njohur të muzikës shqiptare.

Një nga to ka qenë edhe Jehona Sopi, e cila performoj këngën e saj ‘Anej’ në këtë edicion të këtij festivali të madh, shkruan Indeksonline.

Ajo dhuroi një performancë të zjarrtë të këngës së re ‘Anej’, derisa interesante është se ajo është rikthyer pas një kohe që mungoi me projektet e saj muzikore.

Ky përbën një lajm të mirë për fansat e këngëtares. /Indeksonline/