09:28 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

I kishte pasur borxh, qytetari në Viti raportoi se i janë grabitur 32 mijë euro

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka raportuar – deklaruar rrejshëm se nga persona të panjohur i janë grabitur 32.000€.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Viti, ndërsa është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

“Gjatë hetimeve është vërtetuar dhe konstatuar se i dyshuari paratë e raportuara ia kishte dhënë një personi tjetër të cilit i kishte pasur borxh. Me urdhër të prokurorit kujdestar  rasti çohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline