14:51 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

I kishte zhdukur babai! Djali zbulon se ai kishte nisur bashkëjetesën në një qytet tjetër (Video)

Një djalë nga Fieri ka gjetur babain e tij, i cili ishte zhdukur prej një muaji. Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, banorët e pallatit ku jetonte i moshuari
ishin shqetësuar për të pasi nuk e kishin parë prej kohësh. Por, ka qenë i riu, ai i cili ka zbuluar se babai i tij kishte nisur bashkëjetesën me një grua në një qytet tjetër dhe nuk kishte njoftuar për shkak të opinionit.

“Banorët e një pallati në Fier janë bërë merak për një të moshuar i cili jetonte në të njëjtin pallat pasi ishte zhdukur prej një muaji. Komshinjtë kanë telefonuar të afërmit e tij dhe më pas edhe djalin i cili më pas ka zbuluar se babai kishte nisur një bashkëjetesë me një grua në një qytet tjetër. I moshuari
nuk i kishte treguar askujt për bashkëjetesën që kishte nisur pasi kishte turp”, tha gazetari./tvklan.al