“I konsideroj si motra”, Labi thotë se nuk ka pëlqim për asnjë nga vajzat në shtëpi
Banori i BBVK, Labinot Rexha në ‘Darkën e të Nominuarve’ i është përgjigjur disa pyetjeve që ia kanë parashtruar banorët.
E njëra nga pyetjet ishte nëse ka pëlqim për ndonjë vajzë në shtëpinë e famshme, ndonëse është i martuar dhe ka dy fëmijë.
“A ke pëlqim për ndonjërën nga vajzat brenda shtëpisë”, ka qenë pyetja që iu drejtua.
“Jo, respekt. Të gjitha vajzat i konsideroj si motra aq”, u shpreh këngëtari.

