75 Mall Live Search
08:36 / E Premte, 12 Shtator 2025 / G T

I lë milionat në Arabi, Laporte zyrtarisht rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër

Mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte është rikthyer në shtëpinë e tij të vjetër, në Athletic Bilbao.

Laporte u largua nga Al Nassr, duke lënë milionat anash – për t’u rikthyer në La Liga, shkruan Indeksonline

31-vjeçari ishte larguar nga Athletic Bilbao në vitin 2018, për të nënshkruar me Manchester Cityn për 65 milionë euro.

Tani është rikthyer për vetëm 10 milionë euro.

Kujtojmë që ai kaloi një vjet te Al Nassr në Arabi Saudite./Indeksonline/