21:37 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

I lënduari nga aksidenti në Prishtinë dërgohet në QKUK (Video/Foto)

(I plotësuar)-Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur se aksidenti në rrugën ‘Bill Clinton’ në lagjen Dardania ka ndodhur në ora 21:30 minuta, ku ekipet e Njësisë Policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në aksident sipas Borovcit janë përfshirë vetëm dy vetura dhe një person është lënduar.

“Është lënduar një person i cili është transferuar në QKUK, për trajtim mjekësor .Aktualisht policia ka nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë këtë aksident”, ka thënë Borovci për Indeksonline.

…………………………………………………………………..

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, dy të lënduar (Video/Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën ‘Bill Clinton’ në lagjen Dardania në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në tri vetura.

Një lexues i Indeksonline ka bërë të ditur se tashmë njëra nga veturat është larguar nga vendi ku është aksidentuar në mënyrë që të mos ketë bllokim të komunikacionit.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur Njësia e Policisë dhe Emergjenca. Duhet përkujtuar që ditëve të fundit numri i aksidenteve në vend ka qenë shumë i lartë, madje edhe prej atyre me fatalitet./Indeksonline/