75 Mall Live Search
12:41 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

I lëshohet kartëmonedha fals në vlerë 500 euro një prishtinasi

Një qytetar në Prishtinë,  të enjten ka raportuar se është mashtruar me një kartëmonedhë fals, vlera e së cilës ishte 500 euro, raporton Indeksonline.

Në raportin 24- orësh të policisë thuhet se ankuesi mashkull, gjatë kontrollimit të parave ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 eurosh që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Nuk ka ende të dhëna për personin që e ka lëshuar këtë kartëmonedhë. /Indeksonline/