I lidhur si një kafshë, kështu trajtohet në shkollë 5-vjeçari me autizëm
Një shkollë në mënyrë mizore ka keqtrajtuar një djal pesë vjeçar me autizëm.
5 vjecari ishte lidhur për një karrige dhe ishte torturuar si një kafshë në një shkollë në Irlandën e Veriut, thonë prindërit e fëmijës, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.
Nëna e fëmijës e zbuloi papritur atë se çfarë i kishin bërë djalit të saj.
Kjo pasi sa here ai ulej në karrige pësonte sulme paniku.
Fillimisht ata nuk e kuptuan, ku më pas e zbuluan përmes foto-ve në një album të dërguar në shtëpi nga shkolla e cila tregoi djalin e saj lidhur me karrige me shirita rreth belit dhe këmbëve.
Prindërit e tij kanë bërë një ankesë zyrtare duke përmendur neglizhencë dhe shkelje të detyrës nga ana e shkollës, Autoritetit Arsimor dhe Departamentit të Arsimit, por pohojnë se ata janë ‘lënë në harresë’.
Një zëdhënës i Shërbimit Policor të Irlandës së Veriut tha për MailOnline: ‘Çështja është raportuar në polici dhe është duke u hetuar’, por refuzoi të komentojë më tej./Indeksonline/