75 Mall Live Search
11:04 / E Premte, 23 Gusht 2024 / G T

“I lumtur me golin”, Meriton Korenica pas ndeshjes mbrëmë: Duam kualifikimin në UEFA Conference League

Skuadra e CFR Clujit arriti fitore minimale 1:0 në ndeshjen e parë të fazës finale të play-offit në UEFA Conference League ndaj Paphosit nga Qiproja.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, shkruan Indeksonline

Korenica pas ndeshjes foli për sajtin zyrtar të klubit dhe u shpreh tejet i lumtur me golin e vetëm të shënuar në këtë ndeshje, që i ndihmoi ekipit të tij të arrij fitore minimale.

“Është një fitore e mirë, nuk ka përfunduar ende. Jam i lumtur që e kam ndihumuar klubin. Goli është i mirë, por jo më i miri. Mendoj se ne kemi një skuadër të fortë, dhe ndeshja e ardhshme do jetë përcaktuese. Do synojmë kualifikimin tutje në fazën e grupeve të UEFA Conference League”, u shpreh Korenica

Për Clujin luajti vetëm Korenica, pasi Armend Thaqi dhe Arlind Ajeti nuk ishin të ftuar për këtë duel. Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme./Indeksonline/