“I lumtur me lojtarët”, trajneri Sylvinho: Luajtëm mirë ndaj një kundërshtari të fortë
Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje 0:2 ndaj Anglisë, në kualifikim për Kupën e Botës 2026.
Trajneri Sylvinho në Supersport tregoi se skuadra e tij pati paraqitje pozitive dhe ishte tejet i lumtur me lojtarët, shkruan Indeksonline
Ai poashtu foli edhe për play-offin, por nuk parashikon asnjë kundërshtar.
“Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët. Bëmë një lojë të mirë ndaj një kundërshtari që synon të arrijë të paktën gjysmëfinalet e një Botërori. Skuadra ka ndryshuar, është rritur, është bërë një punë e madhe nga stafi, ekipi, nga të gjithë. Anglia nuk të lejon të reagosh. Pas pësimit të një goli mund të pësosh më shumë të tjerë, është aftësia e tyre dhe e kanë pësuar edhe skuadra të tjera. Playoff-i? Nuk mendojmë dot, pa njohur më parë kundërshtarin. Deri atëherë shpresojmë t’i kemi të gjithë lojtarët në gjendje dhe në formë.
“Broja, zgjidhje apo problem nga dëmtimet? Lojtarët nuk mund të jenë asnjëherë problem. Për dëmtimin e Brojës nuk kam ende informacion, duhet të flas me lojtarin dhe mjekun”./Indeksonline/

