17:59 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

I madhi Salah, ndërton qendër shëndetësore në vendilindjen e tij

Mohamed Salah i cili luan për gjigantët e Liverpool në Premier League, e ka treguar edhe një herë dashurinë që ai ka për vendlindjen e tij dhe banorët e asaj zone.

Salah është shumë i shqetësuar për gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet komuniteti i tij dhe për këtë arsye e ka ndihmuar në shumë raste.

Së fundi mësohet se Salah ka financuar ndërtimin e një qendre shëndetësore për fshatin egjiptian Nagrig, ku ai u lind dhe u rrit.

Raportohet se kjo qendër do t’u shërbejë 30 mijë banorëve lokal.