75 Mall Live Search
22:28 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / Gj. Sh

I madhi Xherdan Shaqiri, hyri në histori të futbollit me Kombëtaren Zvicrane, statistikat e tij

Futbollisti Xherdan Shaqiri, ditën e sotme njoftoi se do të pensionohet nga Kombëtarja e Zvicrës.

Sukseset e Shaqirit me Zvicrën ishin të shumta, dhe në shumë ndeshje ai ishte vendimtar në fitoret e ekipit, shkruan IndeksOnline.

Statistikat e futbollistit nga Gjilani sa ishte pjesë e ‘’Helvetikëve’’ janë të arta, ai ka luajtur në 125 ndeshje, duke shënuar 32 gola dhe duke bërë 34 asiste.

Me fanellën zvicerane, Shaqiri u bë lojtari i parë në histori që ka shënuar gol në tre Kampionate Evropiane dhe Botërore.

Në Evropian ai ka shënuar në vitin: 2016, 2020 dhe 2024.

Kurse në Botëror në vitin: 2014, 2018, 2022. /IndeksOnline/