18:20 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

I mahniti të gjithë me talentin, “më vjen për të qarë”, flet vogëlushja Ojky

Është vetëm 10 vjeç, por aktorja turke Beren Gokyildiz ka mahnitur të gjithë me talentin e saj në aktrim. Ajo u bë shumë e njohur nga seriali “Nënë” ndërsa tani e shohim çdo ditë në rolin e Ojkysë në serialin “Bija ime”.

Në një intervistë për mediat turke, vogëlushja ka treguar se kur filmojnë skenat prekëse, asaj i vjen për të qarë.

“Mendoj se është e lehtë të jesh aktore, por për mua është e vështirë të mos qaj. Sepse më vjen nga përbrenda që të qaj në skenat prekëse. E kam të vështirë të mos qaj dhe mezi e mbaj veten”, është shprehur aktorja.

Beren Gokyildiz u shpreh gjithashtu mirënjohëse që punon me aktorë të mëdhenj turk si Bugra Gulsoy i cili luan rolin e babait të saj në serial apo Leyla Lydia Tugutlu që luan rolin e “Xhandanit”.