I mandatuari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, Krivokapiq: Urgjentisht të mbrohet Abazoviq

I mandatuari për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka konsideruar se kërcënimet ndaj Dritan Abazoviqit janë kërcënime kundër normalitetit dhe përparimit në vendit.
Krivokapiq ka thënë se në Mal të Zi nuk duhet të vihen në diskutim të drejtat themelore të njeriut.
“Mali i Zi nuk duhet të jetë më kurrë një vend në të cilin vihen në diskutim të drejtat themelore të njeriut,” shkroi Krivokapiq në llogarinë personale në Twitter.
CG nikada više ne smije da bude država u kojoj su u pitanje dovedena osnovna ljudska prava. Prijetnje Dritanu Abazoviću su prijetnje svemu normalnom i progresivnom u našoj zemlji! Državni organi hitno da preduzmu sve mjere zaštite g. Abazovića, ali i ostalih građana naše zemlje.
— Zdravko Krivokapić (@ZdravkoKrivokcg) November 24, 2020
“Kërcënimet ndaj Dritan Abazoviqit janë kërcënime për gjithçka normale dhe progresive në vendin tonë! Autoritetet shtetërore të marrin urgjentisht të gjitha masat e mbrojtjes së Abazoviqit, por edhe qytetarë të tjerë të vendit tonë”, pohoi ai.
Gjatë ditës së sotme, drejtori ekzekutiv i grupit parlamentar, URA, Zoran Mikiq, tha në konferencën për shtyp se një klan rajonal kriminal dëshiron të rrezikojë jetën e politikanit shqiptar.