I martuar, por Justin Bieber nuk iu ndahet motrave Kardashian
Justin Bieber njihet për shoqërinë që ka me motrat Kardashian-Jenner.
Ai këtë e ka dëshmuar edhe me postimin e fundit në ‘InstaStory’, shkruan Indeksonline.

Ylli kanadez i muzikës, ka publikuar një imazh të motrave Kendall dhe Kylie, të dyja bukuroshet shihen tejet seksi të veshura në xhinse dhe bluza të bardha ndërsa linjat e tyre seksi ishin në pah.

Edhe pse i martuar me modelen e njohur, Hailey Baldwin, kjo nuk e ka penguar 25 vjeçarin që të shpreh simpatinë e tij për motrat e famshme.
Kjo nuk është hera e parë që Bieber e bën një gjë të tillë, ditë më parë ai publikoj një tjetër fotografi përkrah Kendall në festivalin e njohur, Coachella./Indeksonline/