I mashtroi për grante, i dyshuari merr mbi 30 mijë euro nga tre persona

Tre persona janë ankuar në polici duke thënë se një i dyshuar i ka mashtruar.
I dyshuari u kishte marrë para viktimave, në këmbim që ato të përfitonin grante nga një prej ministrive të vendit.
“Vlera e pareve të marra nga i dyshuari, është mbi 30 mijë euro” bën të ditur policia.
I dyshuari është në arrati.
Policia po heton rastin.