09:14 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / k.v

I maskuar futet në lokal dhe grabitë produkte mjekësore

Një femër ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e punës, një person i maskuar ishte futur në lokal dhe ka grabitur disa produkte mjekësore, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se rasti i grabitjes ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09 e 45 minuta në Prishtinë.

Njësitë përkatëse të policisë menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të veprës.

Nuk është njoftuar për të lënduar./IndeksOnline/