23:30 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / AR

I mbani mend Rebelde-t? Ja çfarë po ndodh sot me personazhet e famshëm!

Telenovela Rebelde solli një frymë të re trk adoleshentët në të gjithë botën. Rregullat janë bërë për tu thyer na tregoi kjo telenovelë.

Dashuria triumfon gjithmonë. Talenti vlerësohet një ditë. Miqësitë janë të shtrenjta. Ishin disa nga mësimet që ndikuan në krijimin e personalitetit të adoleshentëve. Por çfarë po ndodh sot me Mian, Robertën, Lupitën, Migelin , Diegon dhe Xhovanin?

Mia (Anahi) është martuar dhe është nënë e lumtur e dy djemve. Ajo herë pas here poston foto të grupit, madje mbajti dhe një “koncert” virtual në nder të “RBD”-së.

Roberta (Dulce Maria) nuk ka shumë kohë që është martuar dhe është nënë e një vajze. Ajo nuk ju përgjigj ftesës për ribashkim të grupit.

Lupita (Maite Perroni) vazhdon e lumtur karrierën e saj në muzikë, seriale dhe jo vetëm. Është po e njejta, si para 20 viteve.

Migeli (Alfonso, Poncho Herrera) është bërë baba dhe i është dedikuar shumë stërvitjes. As Poncho nuk ju përgjigj ftesës së grupit.

Diego (Christopher Vuckermann) i është drdikuar plotësisht muzikës dhe shpesh bëhet nostalgjik me postime të ndryshme nga koha e grupit.

Xhovani (Christian Chaves) udhëton shumë, dashuron palestrën, por gjithashtu nuk ka lënë pad dore muzikën dhe aktrimin.