75 Mall Live Search
23:16 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / L A

I mërzitur pas eliminimit, Yamal shkon ta ngushëllojë Ronaldon

Portugalia është eliminuar nga Botërori 2026.

Humbja 0-1 nga Spanja ishte fatale për portugezët, të cilët shiheshin si favoritë për ta fituar trofeun.

Ndeshja e sotme po ashtu ishte e fundit për Cristiano Ronaldon me fanellën portugeze, i cili njoftoi para ndeshjes se do të pensionohej nga futbolli ndërkombëtar.

Ndërsa pas kësaj ndeshje, ylli i Barcelonës Lamine Yamal shkoi ta përqafonte atë duke e ngushëlluar pas humbjes.

Spanja në çerek-finale do të pres fituesin e ndeshjes SHBA-Belgjikë./IndeksOnline/