I mëzitur me humbjen, Mourinho nuk e merr me vete medaljen e Europa League (FOTO)

Jose Mourinho nuk ka arritur të fitojë trofeun e Europa League me Romën.
Skuadra italiane u mposht në finale nga Sevilla pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-1, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.
Kjo humbje nuk i ka pëlqyer teknikut portugez, ku nuk do ta ketë në sirtar medaljen e argjendtë që morri nga UEFA.
Mourinho pasi pranoi medaljen, ia dhuroi një tifozi i cili ishte prezent në stadium për ta parë nga afër skuadrën e zemrës.
Pasi morri medaljen, tifozi dukej i lumtur me dhuratën duke e harruar edhe humbjen./IndeksOnline/

