75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

I mituri godet me thikë vëllain, i shkakton lëndime të rënda trupore

Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim ndaj një të mituri

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit B.T., sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 16.01.2019, i mituri pas një konflikti verbal me të dëmtuarin-vëllaun e tij  I.T., e sulmon me një thikë- mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor, duke e goditur një herë në krahë nga e cila goditje i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore dhe dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, me të cilën do të kryente veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” .

I mituri B.T., me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nga data 16.01.2019.