75 Mall Live Search
20:54 / E Hënë, 21 Prill 2025 / FR

I mituri, i dyshuar për vrasjen e Muhamed Likës ishte i dënuar edhe për “dhunim”

I dyshuari i mitur për vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika ishte i dënuar edhe për veprën penale “Dhunim”.

Këtë e kanë konfirmuar nga Gjykata e Ferizajt.

Në përgjigje thuhet se i mituri ndaj të cilit është caktuar sot një muaj paraburgim, ka në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy vite për veprën penale “dhunimi” për të cilën ka të lëshuar urdhërarrest.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se i dyshuari i mitur për rastin në fjalë të veprës penale “Vrasja e rëndë” për të cilën gjykata ka lëshuar Komunikatë për Media dhe ju ka njoftuar se gjyqtari i çështjes ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ka në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy (2) vite për veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së për të cilën ka të lëshuar urdhërarrest”, thotë Gjykata.

Ndërsa më herët, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit Rejan Bela, si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik.