I mituri ik nga burgu i Lipjanit

Një i mitur ka arritur të ikë nga Qendra Korrektuese në Lipjan, transmeton IndeksOnline.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në mesditë ndërsa menjëherë zyrtarët korrektues kanë nisur kërkimin e tij.
Deri më tani nuk është njoftuar për gjetjen e të miturit ndërsa për rastin është njoftuar prokurori për të mitur./IndeksOnline/