75 Mall Live Search
22:14 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / A. M.

I mituri kthehet tek familja

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas kërkesës për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një të personi me nevoja të veçanta, i mituri është gjetur dhe është kthyer te familja.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, sot ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikimin e një personi të mitur.

“Në saje të këtij bashkëpunimi, pas publikimit të fotografisë, është arritur që për një kohë shumë të shkurtër të sigurohen informacione për identitetin dhe adresën e vendbanimit të tij. I mituri është kthyer tek familja”, thuhet në njoftim