75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Një i mitur, në Deçan, kanos 2 persona, policia ia konfiskon pistoletën me 14 fishekë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për kanosje në fshatin Carrabreg i Epër, i Deçanit.

Një person (i mitur) është arrestuar pasi që ai kishte kanosur dy viktima meshkuj (të mitur), transmeton IndeksOnline.

“Fsh. Carrabreg i Epër, Deçan 30.09.2020 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar (i mitur), pasi që ai kishte kanosur dy viktima meshkuj kosovarë (të mitur). Pistoleta me 14 fishekë i është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt“, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/